Trump dhe Zelensky takohen në Uashington për bisedime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për një drekë pune në Uashington të premten. Kjo njoftim vjen pas disa bisedave mes dy udhëheqësve gjatë fundjavës, ku Zelensky ka kërkuar mbështetje të mëtejshme nga SHBA-ja për t’iu kundërvënë agresionit rus.

Më herët, Presidenti Zelensky shprehu bindjen se armëpushimi në Gaza, i ndërmjetësuar nga Donald Trump, i ka dhënë “shpresë shtesë për paqe” Ukrainës. Ai gjithashtu u shpreh se udhëheqësi amerikan aspiron të luajë një rol ndërmjetësues edhe në konfliktin me Moskën.

“Kur arrihet paqja në një pjesë të botës, kjo sjell shpresë më të madhe për paqe në rajone të tjera,” deklaroi Zelensky në një postim në Facebook. Ai shtoi se “udhëheqja dhe vendosmëria e bashkësisë ndërkombëtare sigurisht që mund të funksionojnë në favorin tonë, edhe në Ukrainë”, duke i atribuuar dhe vlerësuar këto cilësi pikërisht Donald Trumpit.

Leave a Comment

Scroll to Top