Trump-Iran: Marrëveshje e mundshme, çështje të hapura

Pas rreth dy orësh, përfundoi takimi i Presidentit amerikan Donald Trump me ekipin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në dhomën e menaxhimit të krizave, u diskutua mbi një marrëveshje të mundshme me Iranin. Megjithatë, pas rreth dy orësh diskutimesh, presidenti nuk arriti të marrë një vendim përfundimtar lidhur me marrëveshjen e re që po diskutohet mes dy vendeve.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane, një zyrtar i lartë amerikan deklaroi se administrata amerikane beson se palët janë pranë një dakordësie, por disa çështje mbeten ende të hapura për negociim.

Ndër temat kryesore që po diskutohen është edhe zhbllokimi i fondeve për iranianët, një pikë që vazhdon të mbetet sensitive në bisedime. Nga ana tjetër, as udhëheqja në Washington, as ajo në Teheran nuk kanë dhënë ende miratimin përfundimtar për marrëveshjen.

Scroll to Top