Trump: Irani ofron dialog, SHBA shqyrton ofertën

Trump: Irani po bën një ofertë, jemi duke e shqyrtuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se Irani po “bën një ofertë” si pjesë e negociatave mes dy vendeve, por detajet konkrete të saj nuk janë bërë ende të ditura.

Në një deklaratë për agjencinë Reuters, Trump u shpreh se oferta do të shqyrtohet nga administrata amerikane, duke nënvizuar se përmbajtja e saj nuk është bërë ende e qartë.

Sipas presidentit amerikan, ekipet negociuese të SHBA-së po zhvillojnë bisedime me “personat përgjegjës aktualë” në Iran, pa dhënë më shumë informacion mbi identitetin e tyre.

Ai shtoi se Teherani ka shprehur gatishmëri për dialog dhe për të shqyrtuar një marrëveshje të mundshme që mund të adresojë kërkesat e SHBA-së.

Deri më tani, nuk janë bërë publike as kushtet e ofertës iraniane, as elementët e mundshëm të një marrëveshjeje të re. Bisedimet mes palëve mbeten në një fazë të ndjeshme, ndërsa të dy vendet vijojnë përpjekjet për një zgjidhje diplomatike të krizës.

Scroll to Top