Trump kritikon Britaninë dhe Japoninë për Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka rinovuar kritikat ndaj Britanisë së Madhe për refuzimin e saj për t’u përfshirë ushtarakisht në konfliktin me Iranin, duke shprehur zhgënjim ndaj qëndrimit të kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Gjatë një konference për shtyp pas samitit të G7 në Evian, presidenti Trump tha se kishte kërkuar që Britania e Madhe të dërgonte anije për operacione në Ngushticën e Hormuzit, por se Starmer i ishte përgjigjur se forcat britanike do të angazhoheshin vetëm pasi lufta të kishte përfunduar.

“Isha vërtet i zhgënjyer. Nuk mund ta besoja atë përgjigje”, deklaroi presidenti amerikan.

Trump shtoi se SHBA-ja nuk kishte nevojë për ndihmën e aleatëve europianë në operacionet detare, por se do ta mirëpriste një kontribut të tillë. Ai kritikoi gjithashtu Japoninë për hezitim për t’u përfshirë në konflikt.

Liderët e G7 mbështetën nismën britaniko-franceze për garantimin e lundrimit të sigurt në Ngushticën e Hormuzit pas përfundimit të luftimeve. Misioni parashikon përdorimin e pajisjeve autonome për zbulimin dhe pastrimin e minave detare.

Scroll to Top