Jo të gjithë e mirëpresin këtë samit, Kremlini: Takimi Trump-Putin nuk u anulua, por…
Sekretari i shtypit i presidentit rus, Dmitry Peskov, deklaroi se nuk është e saktë të thuhet se samiti Rusi-SHBA në Budapest është anuluar, pasi palët nuk kishin rënë dakord për një datë specifike.
“Të kujtojmë se nuk kishte asnjë marrëveshje të qartë për një datë konkrete të samitit. Prandaj, mund të jetë gabim të thuhet se ky samit është anuluar,” tha ai në një intervistë.
Ai gjithashtu theksoi: “Jo të gjithë e dëshirojnë këtë samit.”
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë vetëm një mirëkuptim se një takim mes udhëheqësve të tyre nuk duhet të shtyhet për një kohë të gjatë.
