Trump paralajmëron: Të gatshëm të ndërhyjmë nëse Irani vret protestues të pafajshëm
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërhyjnë në rast se Irani vret protestues.
“Nëse Irani qëllon dhe vret protestues paqësorë, siç është zakon i tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u vijnë në ndihmë. Ne jemi gati të ndërhyjmë dhe të gatshëm të veprojmë”, ka theksuar ai.
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën gjatë protestave që u zhvilluan në tre qytete. Protestat masive u organizuan për shkak të kostos së lartë të jetesës.
Demonstratat filluan të dielën në Teheran, ku shitësit hyrën në grevë për të protestuar kundër çmimeve të larta dhe rënies së fuqisë blerëse. Brenda disa ditësh, protestat u përhapën në pjesë të tjera të vendit, duke u bërë më intensive.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb”, mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
