Trump paralajmëron përdorimin e Tylenol dhe vaksinave

Trump u bën thirrje amerikanëve: Mos përdorni Tylenol për gratë shtatzëna dhe fëmijët!

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që gratë shtatzëna të mos përdorin Tylenol, përveçse në rastet kur përdorimi i tij është tepër i nevojshëm dhe i pashmangshëm.

Në një postim në platformën Truth, Trump ka kërkuar që ky medikament të mos përdoret as nga fëmijët, për asnjë arsye.

Pasi njoftoi reduktimin e numrit të injeksioneve të vaksinave për fëmijët, nga 27 në 11, Trump i ka bërë thirrje prindërve që të ndajnë vaksinën MMR në tre doza të veçanta. Ai gjithashtu ka dhënë udhëzime lidhur me vaksinën kundër lisë së dhenve dhe hepatitit B.

“Gratë shtatzëna, mos e përdorni Tylenol-in, përveçse kur është absolutisht e nevojshme. Mos ia jepni Tylenol-in fëmijës tuaj të vogël për asnjë arsye. Ndajeni vaksinën MMR në tre doza të veçanta (jo të përziera). Merrni veçmas vaksinën e lisë së dhenve. Merrni vaksinën e hepatitit B në moshën 12 vjeç ose më të madhe dhe, më e rëndësishmja, merrni vaksinat në pesë vizita mjekësore të veçanta,” ka shkruar Trump.

Scroll to Top