Trump: Takim me Putinin vetëm me marrëveshje paqeje Ukrainë

Trump para udhëtimit në Malajzi: Nuk do të ketë takim me Putinin pa siguri për një marrëveshje paqeje.

Presidenti amerikan Donald Trump, para nisjes për një udhëtim në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të takohet me homologun rus Vladimir Putin, nëse nuk ka garanci për një marrëveshje paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Nuk do të humbas kohë, me Vladimir Putinin nuk do të ketë takim derisa të ketë siguri për një marrëveshje paqeje”, tha Donald Trump në bordin e “Air Force One”.

Po ashtu Trump u shpreh se mes Putinit dhe Zelenskyt ekziston “shumë urrejtje”.

Scroll to Top