Ushtria amerikane gati për veprim, Trump: U furnizuam me municione të reja gjatë armëpushimit me Iranin
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ushtria amerikane ka shfrytëzuar periudhën e armëpushimit me Iranin për të rimbushur pajisjet e saj ushtarake.
“Kemi kaq shumë municione, kaq shumë nga çdo gjë… i kemi përdorur këto për t’u rimbushur dhe ata ndoshta kanë bërë pak rimbushur. Jemi gati për të shkuar. Ushtria mezi pret të shkojë”, tha Trump.
Kjo nuk është hera e parë që presidenti amerikan flet për rimbushjen e rezervave gjatë armëpushimit. Para se të dërgonte një delegacion amerikan në Pakistan për raundin e parë të bisedimeve të paqes, Trump ndau një postim në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar “rivendosjes më të fuqishme në botë”.
Më vonë, ai e zgjeroi komentin e tij në një intervistë për New York Post, duke thënë: “Kemi një rivendosje në proces. Po i ngarkojmë anijet me municionet më të mira, armët më të mira të prodhuara ndonjëherë.”
