Trump & Xi Jinping takohen: Çështjet dypalëshe dhe armët bërthamore

Shtëpia e Bardhë: Donald Trump do të takohet me Xi Jinping

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të zhvillojë një takim me udhëheqësin kinez, Xi Jinping, më 30 tetor. Lajmin e bëri të ditur Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, gjatë një konference për shtyp.

Takimi do të mbahet në ditën e fundit të turneut aziatik të presidentit amerikan, i cili do të fillojë me një vizitë në Malajzi. Në kuadër të këtij turneu, Trump është planifikuar të vizitojë Malajzinë, Japoninë dhe Republikën e Koresë.

Levitt konfirmoi gjithashtu se Presidenti Trump do të takohet me kryeministren e re të Japonisë, Sanae Takaichi, gjatë qëndrimit të tij në Azi. Më herët, gjatë një takimi me Presidentin kinez Xi Jinping, Trump kishte shprehur shpresën për arritjen e një marrëveshjeje për të gjitha çështjet dypalëshe, duke përfshirë edhe reduktimin e arsenalit të armëve bërthamore.

Scroll to Top