Ukraina e hapur për paqe, por jo në Rusi apo Bjellorusi

Forcat ukrainase nuk do të tërhiqen nga fronti

Zelensky: Kievi mbetet i hapur për paqen, por bisedimet me Kremlinin nuk do të zhvillohen në Bjellorusi apo Rusi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Kievi është i gatshëm për bisedime paqeje, por jo në Rusi apo Bjellorusi.

Ai theksoi se Ukraina është e hapur për dialog vetëm nëse këto bisedime do t’i japin fund luftës. Zelensky nënvizoi se forcat ukrainase nuk do të tërhiqen nga fronti dhe nuk do të dorëzojnë territore.

Në deklaratat e bëra për gazetarët dhe publikuara sot, Zelensky u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë të miratojnë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë. Ai gjithashtu theksoi se Ukraina do të ketë nevojë për mbështetje të qëndrueshme financiare nga aleatët evropianë për dy deri në tre vitet e ardhshme.

Scroll to Top