VIDEO/ Flakë e tym në zonë! Ushtria ukrainase godet terminalin e naftës në Shën Petersburg
Forcat ukrainase kanë goditur terminalin e naftës në Shën Petersburg, Rusi gjatë natës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një reagim në rrjetet sociale, theksoi se objektivat ushtarake goditën bazën Kronstadt, ndërsa një tjetër objektiv ishte një strukturë prodhimi armësh në rajonin Tambov të Rusisë, rreth 600 kilometra larg vijës së frontit.
Zona u mbulua nga një tym i dendur.
Ndërkohë, ditën e sotme, në qytet fillon forumi vjetor ekonomik i Rusisë, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe presidenti rus, Vladimir Putin.
“Absolutely embarrassing morning for Russian President Vladimir Putin. As Ukrainian one-way attack drones fly nearly unimpeded over St. Petersburg – over 500 miles from Ukraine – several slamming into a major oil terminal in the city, starting massive fires and creating pillars of…” — OSINTdefender (@sentdefender)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
