Ukraina pranon planin e Trump; Merz me Zelenskyn për paqen

Ukraina pranon propozimin e Trump; Kancelari gjerman zhvillon bisedë telefonike me Zelenskyn, prioriteti negociatat për paqen

Plani i propozuar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për paqen në Ukrainë, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare. Fillimisht, ky plan ngjalli debate të shumta për shkak të përmbajtjes së tij, pasi u cilësua se plotësonte vetëm kërkesat e Rusisë. Pas kësaj, pati reagime të shumta nga liderët evropianë, duke çuar në një takim në Gjenevë ku u diskutuan disa ndryshime.

Së fundmi, mediat amerikane raportuan se Ukraina ka pranuar planin e paqes. Menjëherë pas kësaj, kancelari gjerman Friedrich Merz zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky. Fokus kryesor i bisedimeve ishin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, siç njoftoi zëdhënësi i qeverisë Stefan Cornelius.

Scroll to Top