Ultimatumi i ri i Trumpit për Hamasin: Keni 48 orë kohë për të dorëzuar trupat e pengjeve
Donald Trump i ka bërë thirrje Hamasit që të kthejë menjëherë trupat e pengjeve brenda 48 orëve të ardhshme, duke paralajmëruar se përndryshe vendet e tjera të përfshira në marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme do të ndërmarrin veprime.
Presidenti amerikan, përmes një postimi, theksoi rëndësinë e ruajtjes së paqes në Lindjen e Mesme dhe shprehu besimin se ajo mund të jetë “e qëndrueshme”. Megjithatë, ai theksoi se për të arritur këtë qëllim, Hamasi duhet të dorëzojë trupat e pengjeve, përfshirë dy qytetarë amerikanë.
“Hamasi duhet të fillojë t’i kthejë trupat shpejt”, theksoi ai, duke shtuar se disa prej tyre janë të vështira për t’u rikuperuar. Trump sugjeroi se ky vonesë mund të lidhet me procesin e çarmatimit të anëtarëve të Hamasit, duke vënë në dukje se marrëveshja kërkon “pajtueshmëri të plotë nga të dyja palët”.
“Le të shohim se çfarë do të bëjnë në 48 orët e ardhshme”, përfundoi presidenti amerikan, duke nënvizuar se po e monitoronte situatën “shumë nga afër”.
