Kapiteni i Holandës, Virxhil van Dajk, është bërë futbollisti i parë i njohur që merr pjesë në Botërorin 2026 dhe që i kundërvihet publikisht FIFA-s për një risi të madhe të këtij edicioni. FIFA ka vendosur t’i ndajë ndeshjet me pushime të shkurtra, duke i justifikuar si një mënyrë për të ndihmuar lojtarët të pushojnë dhe të freskohen për shkak të nxehtësisë së madhe. Megjithatë, duket qartësisht se këto ndërprerje janë bërë për të krijuar hapësira për reklama televizive.
Van Dajk ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj kësaj risie, duke theksuar se ajo nuk po ndihmon aspak futbollin. “Unë i kam parë thuajse të gjitha ndeshjet deri tani. Sa herë që kalohet te reklamat, kjo nuk më pëlqen. Nuk është e mirë për shikuesit neutralë, as ata që po e ndjekin nga ekrani. Bëhet nga vapa? Nëse është me të vërtetë vapë, atëherë mund ta diskutojmë këtë. Por sipas mendimit tim, çdo ndeshje duhet të shihet në mënyrë të veçantë,” – tha Van Dajk.
