Vdekja e papritur e Mladen Zhizhoviç gjatë ndeshjes

Mladen Zhizhoviç, ish-futbollisti i Tiranës, vdiq papritur gjatë ndeshjes mes Mlladost dhe Radniçkit.

Ndarja nga jeta e Mladen Zhizhoviç gjatë ndeshjes mes Mlladost dhe Radniçkit ka tronditur futbollin serb. Ngjarja e papritur ndodhi vetëm 10 ditë pasi Zhizhoviç i ishte bashkuar klubit të ri të Radniçkit, pasi ky i fundit kishte vendosur të ndërronte trajner.

Trajneri boshnjak kishte shkëlqyer në drejtimin e Borac Banja Lukës gjatë sezonit 2024-2025 në kompeticionet europiane. Ai e nisi duke eliminuar Egnatian në rrugën drejt Ligës së Kampionëve, falë goditjeve të penalltisë. Më pas, në fazën “play-off” të Ligës së Europës, skuadra e tij u eliminua sërish nga penalltitë, këtë herë kundër Ferencvaros. Në Ligën e Konferencës, ekipi i Borac arriti deri në mesin e 16 më të mirëve të turneut, ku u eliminua vetëm në kohë shtesë nga Rapid Vjena.

Ngjarja e sotme ishte plotësisht e papritur, pasi Zhizhoviç nuk kishte shfaqur më parë asnjë shqetësim shëndetësor. Ai kishte drejtuar vetë nxehmjen e ekipit të tij në ndeshjen në fjalë. Skuadra po fitonte 2-0 në transfertë para se të ndodhte ngjarja tragjike.

Scroll to Top