Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Veliajt, festë me fishekzjarre pranë paraburgimit
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili riktheu Erion Veliajn në postin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shpërtheu festa pranë qelisë ku ndodhet aktualisht kryebashkiaku.
Siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga gazetari Isa Myzyraj, mbështetësit e tij kanë festuar me fishekzjarre pranë Paraburgimit të Durrësit, ku mbahet kryebashkiaku.
Më herët, Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe shfuqizoi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve në Tiranë.
