Bashkëshortja e Alban Hoxhës ndërroi jetë pas lindjes, dy mjekë të dënuar me burg
Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba, të cilët akuzohen për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Ajo humbi jetën nëntorin e vitit 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
Elona Burba, Reanimatore, është dënuar me 1 vit burg, dënim ky që konvertohet në 2 vite shërbim prove dhe pezullim licence për një periudhë 2-vjeçare.
Ndërkohë, Petrit Rexhepi, Kirurg, është dënuar me 6 muaj burg, dënim që konvertohet në 12 muaj shërbim prove.
