Vdekje e trishtë në Klos: Nipi i Nehat Kullës dyshohet të jetë vetëhedhur

Trupi i pa jetë i nipit të Nehat Kullës, i gjetur pasi u hodh nga ura në Klos

Autoritetet policore kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në mesnatë në Klos. Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, në urën e fshatit Fshat, bashkia Klos, një shtetas, i identifikuar si K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura, duke humbur jetën.

Për shkak të terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkime nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina, rreth 160 metra e thellë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Scroll to Top