Vdes 33-vjeçarja nga Meksika pas rënies nga kati i 9-të në Tajlandë

E varur nga kirurgjia plastike, 33-vjeçarja bie nga kati i 9-të i një hoteli në Tajlandë. Postimi i saj i fundit misterioz

Denise Yvonne Jarvis Gongora, 33 vjeç, nga Meksika, e njohur për varësinë e saj nga kirurgjia plastike, vdiq tragjikisht pasi ra nga kati i 9-të i një hoteli në Tajlandë. Tragjedia ndodhi në Kullën Patong, ku 33-vjeçarja kishte qëndruar për një natë.

Trupi i gruas, e cila kishte shpenzuar mbi 430,000 euro për ndërhyrje plastike, u gjet në parkingun e hotelit të premten në mesditë. Sipas raportimeve, disa orë para ngjarjes, 33-vjeçarja kishte postuar në rrjetet sociale një skenë nga filmi “The Truman Show”, shoqëruar me një foto të fëmijërisë së saj. Në skenën e zgjedhur, personazhi i luajtur nga Jim Carrey përkulet dhe thotë: “Dhe në rast se nuk të shoh më, mirëmbrëma, mirëmbrëma dhe natën e mirë”.

Vëllai i saj shprehu dhimbjen e tij në një postim emocionues, ku shkruante:

  • “Do të doja të kisha ndarë më shumë kohë për të të njohur. Je kaq qesharake dhe kaq krijuese, shumë më tepër sesa do të jem ndonjëherë. Të dua shumë më tepër sesa mund të shprehin fjalët. Ti je bota ime. Do të doja që gjërat të ishin ndryshe. Faleminderit për gjithçka, të dua motra ime.”

33-vjeçarja kishte rreth gjysmë milioni ndjekës, falë transformimeve të saj drastike me anë të kirurgjisë plastike. Ajo publikonte gjithashtu piktura, skulptura dhe autoportrete psikedelikë.

Në deklaratat e saj të mëparshme, ajo kishte rrëfyer se ishte rritur në një familje me prirje fetare të forta, ku edhe filmat e Disney ishin të ndaluar. Në moshën 12-vjeçare, ajo u rebelua dhe filloi të merrej me aktivitetet e saj, duke reaguar ndaj edukimit të saj. Në moshën 17-vjeçare, ajo punoi si striptiste dhe më vonë si shoqëruese. Ndërhyrjen e parë kirurgjikale estetike e bëri në moshën 21-vjeçare. Më vonë, ajo filloi të fitonte para nga platforma OnlyFans, ndërsa mbuloi trupin e saj me tatuazhe.

Scroll to Top