42-vjeçar humb jetën pas një goditjeje me top në kraharor gjatë lojës në fushë
Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi ka marrë një goditje me top në kraharor teksa luante futboll në Novoselë të Vlorës.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur më datë 25.12.2025, në fushën e futbollit të fshatit Novoselë. Shtetasi B. R., 42 vjeç, banues në Vlorë dhe rezident në Gjermani, gjatë një loje futbolli, pasi është goditur nga topi në pjesën e kraharorit, është rrëzuar. Ai ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se viktima ka pësuar atak kardiak.
