Arjan Kraja, i njohur si heroi që shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në plazhin e Velipojës, ka ndërruar jetë. Ai ndodhej prej tre muajsh në gjendje kome, si pasojë e ishemisë së shkaktuar nga vepra heroike e tij.
Kraja, i cili punonte pranë OSSH, u nda nga jeta duke mos ia dalë të jetonte pas periudhës së vështirë shëndetësore.
OSSH ka shprehur ngushëllime familjes së tij, duke e përshkruar si një kolegu të dashur, i cili u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë dhe mirësinë njerëzore.