Ndahet nga jeta Fatos Nano
Ish-kryeministri Fatos Nano ka ndërruar jetë pas disa ditësh në reanimacion. Nano ndodhej prej rreth 30 ditësh në gjendje kritike shëndetësore dhe në momentet e fundit të jetës mori trajtime në repartin e reanimacionit në një spital privat në Tiranë.
Ish-kryeministri pësoi arrest kardio-respirator në ambientet e shtëpisë së tij. Për monitorimin e gjendjes shëndetësore të Nanos, në spitalin privat në Tiranë erdhi edhe një ekip i specializuar mjekësorësh të huaj, por fatkeqësisht ish-kryeministri ndërroi jetë.
