Victoria Jones, vajza e aktorit të njohur hollivudian Tommy Lee Jones, u gjet e pajetë në një hotel në San Francisko.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në një hotel luksoz, ku 34-vjeçarja Victoria Jones u gjet pa jetë. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.
Victoria ishte vajza e aktorit 79-vjeçar, Tommy Lee Jones, fitues i çmimit Oscar, dhe Kimberly Clafley. Ish-çifti kanë gjithashtu edhe një djalë, Austin Jones, 43 vjeç.
Victoria Jones kishte pasur paraqitje të kufizuara në fushën e aktrimit në rininë e saj, përfshirë rolin në filmin e babait të saj të vitit 2002, “Men in Black II”.
