Veliaj, kërkesë për transmetim live seancë, Gjykata refuzon

Veliaj kërkon transmetimin live të seancës, kërkesa nuk pranohet nga Gjykata

Kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar transmetimin e drejtpërdrejtë të seancës gjyqësore pranë Gjykatës Administrative. Kjo kërkesë kundërshtohet nga avokati i prokurorisë, Ols Dado.

Ndreca, duke argumentuar kërkesën, theksoi se transmetimi live i seancave është një parim kushtetues dhe se në këtë rast nuk cenon procesin gjyqësor. Ai shtoi se e drejta e çdo qytetari për të qenë prezent në një seancë gjyqësore, pra parimi kushtetues i publicitetit, nuk mund të kufizohet, përveçse kur cenohet integriteti i sallës apo procesi gjyqësor, gjë që nuk ndodh në këtë rast.

“Kushtetuta përcakton lirinë e medias dhe ajo duhet të ketë në dispozicion mjetet për të ushtruar veprimtarinë e saj të lirë. Mendoj se duhet të regjistrohet”, tha Ndreca, ndërsa trupa gjyqësore u tërhoq në dhomën e këshillimit.

Megjithatë, Gjykata vendosi lejimin e transmetimit vetëm në fillim të seancës dhe në disa momente ku do të jepen vendime.

“Regjistrimi dhe transmetimi i pjesshëm i seancës, në çelje dhe në pjesë të seancës kur do të jepen vendime. Kamerat duhet të regjistrojnë palën paditëse ose gjykatën, jo të tjerë. Gazetarët mund të jenë të pranishëm dhe të mbajnë shënime, por jo regjistrime. Kamerat të fiken dhe mos të regjistrohet”, sqaroi gjykatësi.

Scroll to Top