Veliaj në mbledhjen e buxhetit, SPAK refuzon kërkesën

Këshilli Bashkiak ka kërkuar praninë e Veliajt në mbledhje, por SPAK nuk e ka miratuar kërkesën.

Këshilli i Bashkisë Tiranë ka kërkuar pjesëmarrjen fizike të Erion Veliajt në mbledhjen ku do të diskutohet buxheti për vitin 2026, e cila do të mbahet nesër. SPAK ka refuzuar këtë kërkesë, duke mos miratuar pjesëmarrjen e tij.

Kërkesa ishte firmosur nga 22 anëtarë socialistë, të cilët theksuan se prania e Veliajt është një domosdoshmëri. Kjo për shkak se gjatë mbledhjes do të diskutohen çështje të rëndësishme si buxheti, raportimet vjetore dhe administrimi i njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Scroll to Top