Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe është nisur drejt kryeqytetit. Ai do të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese.
Në këtë seancë, gjykata do të shqyrtojë ankimin e paraqitur nga Veliaj lidhur me vendimin për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
