Veliaj: Seanca shtyhet, shqyrtimi më 19 janar

Seanca për kryebashkiakun Erion Veliaj shtyhet, shqyrtimi paraprak më 19 janar

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 19 janar seancën e radhës për shqyrtimin paraprak ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëpandehurve të tij.

Shkak për shtyrjen e seancës, sipas burimeve zyrtare, është bërë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, përfshirë avokaten kryesore të caktuar për mbrojtjen e Veliajt. Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as kryebashkiaku Erion Veliaj. Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme do të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.

Scroll to Top