Maduro akuzon SHBA-në për sulmet në Venezuelë: I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion
Qeveria e Venezuelës ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet që ndodhën mëngjesin e sotëm në një bazë ushtarake. Venezuela deklaron se SHBA po rrezikon ta zhytë Amerikën Latine në kaos me këtë “akt jashtëzakonisht serioz”.
Shpërthime, zhurma të forta dhe avionë që fluturonin u dëgjuan në kryeqytetin venezuelian, Karakas, në orët e para të së shtunës. Në një deklaratë, qeveria e Venezuelës konfirmoi se Karakas ishte sulmuar, si dhe tre shtete të tjera: Miranda, La Guaira dhe Aragua, sipas raportimeve të ‘The Guardian’.
“Objektivi i vetëm i këtij sulmi është të marrë kontrollin e burimeve strategjike të Venezuelës, në veçanti të naftës dhe mineraleve të saj,” tha ai. Ai gjithashtu i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të denoncojë atë që e quajti një shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar që vë në rrezik miliona jetë.
“I gjithë vendi duhet të mobilizohet për të mposhtur këtë agresion,” theksoi ai.
