Vendimi i Gjykatës Supreme të Venezuelës pas arrestimit të Maduros nga SHBA: Delcy Rodriguez emërohet presidente e përkohshme
Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar zëvendëspresidenten Delcy Rodriguez të marrë përsipër detyrat dhe kompetencat e presidentit, pas arrestimit të Nicolas Maduros nga Shtetet e Bashkuara.
Vendimi, i cili u njoftua publikisht, arriti në përfundimin se Maduro ndodhet në një gjendje “paaftësie të konsiderueshme dhe të përkohshme për të ushtruar detyrat e tij”.
Rodriguez do të “marrë dhe ushtrojë, si presidente në detyrë, të gjitha pushtetet, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga zyra e presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim sigurimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjes gjithëpërfshirëse të vendit”, thuhet në urdhrin e Gjykatës Supreme.
Kushtetuta e Venezuelës parashikon që në rast mungese të përkohshme ose të plotë të presidentit, zëvendëspresidenti duhet ta zëvendësojë atë.
