Rrjetet kriminale “pushtojnë” kufirin, Venezuela dhe Kolumbia njoftojnë bashkëpunim ushtarak kundër bandave.
Presidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, dhe presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, njoftuan pas një takimi në Karakas se të dy vendet do të lëvizin drejt një bashkëpunimi shumë më të ngushtë midis forcave të tyre të armatosura për të luftuar kundër “mafias” dhe “bandave kriminale” që veprojnë kryesisht në kufirin më shumë se 2,000 kilometra të gjatë.
Pas takimit në Karakas, dy liderët theksuan se do të ndërmarrin një “përpjekje të përbashkët” për të goditur rrjetet kriminale që operojnë në kufirin mbi 2 mijë kilometra të gjatë. Aktivitetet e paligjshme në këtë zonë përfshijnë trafikun e drogës, minierat e paligjshme dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Sipas deklaratave zyrtare, bashkëpunimi do të përfshijë koordinim të thelluar ushtarak dhe shkëmbim të menjëhershëm informacioni inteligjent për të përballuar grupet kriminale në rajonet kufitare, të cilat prej vitesh janë problem sigurie për të dy vendet.
Kjo vizitë është historike, pasi Gustavo Petro u bë lideri i parë që viziton Venezuelën pas zhvillimeve të fundit politike dhe largimit të Nicolás Maduro nga pushteti në fillim të vitit.
