Thellohet tragjedia në Ceuta, numri i viktimave të krizës së emigracionit arrin në 84
Të paktën 17 migrantë të tjerë dyshohet se kanë humbur jetën teksa përpiqeshin të notonin drejt enklavës spanjolle të Ceutës nga Maroku. Trupat e tyre u gjetën nga forcat e sigurisë në bregdetin maroken, sipas raportimeve të mediave vendase.
Me zbulimin e këtyre trupave, si dhe 67 viktimave të gjetura nga autoritetet spanjolle në ujërat pranë Ceutës, numri i përgjithshëm i viktimave të krizës së fundit të emigracionit ka arritur në 84.
Sipas autoriteteve spanjolle, që nga fillimi i këtij viti, të paktën 30 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar me not drejt Ceutës.
Kriza e emigracionit në kufirin mes Marokut dhe enklavës spanjolle vazhdon të rëndohet, ndërsa autoritetet e të dy vendeve përballen me një fluks të lartë migrantësh dhe pasoja të rënda humanitare.
