Katër persona humbën jetën dhe më shumë se 50 u plagosën, përfshirë tre fëmijë, si pasojë e sulmeve izraelite në Libanin jugor. Këto të dhëna u bënë të ditura nga ministria e shëndetësisë e vendit.
Të paktën 40 persona janë vrarë në sulmet izraelite në Liban që kur hyri në fuqi një marrëveshje armëpushimi 10 ditë më parë. Ky bilanc bazohet në një llogaritje të AFP-së, e cila është bazuar në shifrat e ofruara nga ministria e shëndetësisë në Bejrut.
