Vinicius Junior tregon mbështetje për yllin e Barcelonës

Vinicius Junior “tërbon” tifozët e Realit, vendos të veshë këpucë sportive me emrin e yllit të Barcelonës

Vinicius Junior do të veshë këpucë sportive të personalizuara, të gdhendura me emrin e Salma Paralluelos, një nga futbollistet më të mira të Barcelonës, në njërën nga ndeshjet e tij të ardhshme.

Edhe pse bëhet fjalë për skuadrën e femrave të Barcelonës, tifozëve të Real Madridit me siguri nuk do t’u pëlqejë aspak ky veprim i Viniciusit.

Kjo nuk është një zgjedhje e vetë lojtarit të Real Madridit, por është pjesë e një fushate të Nike, në të cilën ai merr pjesë së bashku me futbollisten e Çelsit, Lauren James. Lauren James është motra e kapitenit të ekipit të meshkujve të Çelsit, Reece James.

Konkretisht, si pjesë e fushatës së Nike, James krijoi atlete sportive të personalizuara për futboll dhe ia dërgoi Viniciusit, i cili do t’i veshë ato në njërën nga ndeshjet e ardhshme.

Scroll to Top