Vinicius shkëlqen, Real Madrid fiton, Benzema e vlerëson

Vinicius shtoi festën e Barcelonës falë dygolëshit, Benzema e përgëzon dhe e kurorëzon: Ti je numri 1

Real Madridi rifitoi hapësirë në La Liga falë një fitoreje 2-0 kundër Espanjolit, një triumf ku protagonist absolut ishte Vinicius Junior. Sulmuesi brazilian ishte ylli i mbrëmjes, duke vulosur një ndeshje të vështirë me dy golat e tij që mbajnë gjallë garën e “Los Blancos” për titullin kampion, të paktën për momentin, dhe duke shtyrë festimet e Barcelonës.

Pas kësaj performance mbresëlënëse, Vinicius është vlerësuar në rrjetet sociale nga ish-kapiteni, Karim Benzema. Francezi komentoi në postimin e fundit të ish-shokut të tij të skuadrës me mesazhin: “Numri 1”. Ky komenti i shkurtër, por i fuqishëm, e pozicionon në mënyrë efektive brazilianin si figurën kryesore të Real Madridit.

Scroll to Top