Vizita e Mbretit Charles III në SHBA në dyshim pas sulmit pranë Trump? Pallati Buckingham: Po informohemi për situatën
Pallati Buckingham ka deklaruar se po zhvillohen një sërë diskutimesh për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të të shtënave në Uashington mbi planifikimin e vizitës shtetërore të Mbretit në SHBA.
Një zëdhënës i Pallatit Buckingham sqaron se Mbreti Charles “po mbahet plotësisht i informuar për zhvillimet dhe është shumë i lehtësuar të dëgjojë se Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të ftuarit nuk janë lënduar”.
Sky News raporton se Mbreti dhe Mbretëresha kanë kontaktuar privatisht me ish-Presidentin Trump dhe Zonjën e Parë për të shprehur ngushëllimet e tyre për të gjithë ata që u prekën gjatë ngjarjes, si dhe mirënjohjen për shërbimet e sigurisë që parandaluan lëndime të mëtejshme.
