FOTO/ Panik mes të pranishmëve! Momentet e frikës pas të shtënave me armë në një event ku mori pjesë Trump
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një event të organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ku merrte pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Fotot e shpërndara pas incidentit tregojnë tensionin e krijuar në sallë, ndërkohë që presidenti Trump u evakuua menjëherë nga Shërbimi Sekret.
Sipas policisë, sulmuesi dispononte një pushkë gjahu, një pistoletë dore dhe disa thika.
Një oficer u plagos, por u shpëtua falë një jeleku antiplumb, sipas informacioneve të dhëna nga Trump.
Trump e cilësoi sulmuesin si një “ujk të vetmuar” dhe u kthye menjëherë në Shtëpinë e Bardhë për të mbajtur një konferencë për shtyp pas incidentit.
