Hakmarrje filmash: 37-vjeçare i dogji shtëpinë të dashurit në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Policia njofton se një 37-vjeçare është arrestuar në kryeqytet, pasi dyshohet se i ka vënë flakën banesës së të dashurit të saj.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasen H. L., 37 vjeçe, pasi dyshohet se ka djegur pjesërisht, për motive të dobëta, banesën në pronësi të të dashurit të saj”, njofton policia.
