Vlora pa ujë: protestë me vezë dhe letra higjenike

Vlora pa ujë, protestuesit drejt Bashkisë me vezë dhe letra higjenike

Protestuesit në Vlorë kanë hedhur vezë dhe letra higjenike drejt Bashkisë, ndërsa kërkojnë furnizim me ujë të pijshëm, që është ndërprerë prej pesë ditësh.

Të revoltuar, qytetarët drejtojnë gishtin drejt pushtetit qendror dhe atij lokal.

Njëri prej qytetarëve, i revoltuar, mbante në dorë pankartën “Ujësjellësi i Lubisë”. Një tjetër qytetare e quajti ministren “kuçedër”.

“Janë tenderuar miliona euro. E kanë katandisur Vlorën në këtë derexhe. Dje donin të bënin mbrëmje gala. Zonja e 7% të dalë dhe të japë llogari për 26 vitet e keqmenaxhimit. Sot Vlora nuk është më Vlorë, dhe sot turpi ka një emër: Bashkia Vlorë. Ne jemi vlonjatë dhe nuk jemi talebanë,” tha një tjetër qytetar.

“I vraftë Zoti, jemi në prag të një epidemie,” është shprehur një tjetër qytetar.

Scroll to Top