Vlorë: 35-vjeçar vdes pas plagosjes me armë në Gjorm

Vlorë/ U qëllua me armë zjarri në fshatin Gjorm, ndërron jetë nga plagët 35-vjeçari

Një 35-vjeçar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gjorm të Bashkisë së Selenicës, në Vlorë, ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa 35-vjeçari ndodhej në shtëpinë e djalit të xhaxhait të tij në fshatin Gjorm. Nuk dihet ende kush e ka plagosur. Sipas banorëve, viktima është nga fshati Levan i Fierit.

Ai u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur kërkimet për të zbuluar identitetin e autorit të ngjarjes dhe motivet e saj.

Scroll to Top