Vrasja e Jani Aliajt, mediat greke raportojnë për një porosi nga mafia e burgut të Korydallos.
Vrasja e Jani Aliajt dyshohet se është porositur nga një tjetër i burgosur, të cilin mediat greke e cilësojnë si “mafia” e burgut të Korydallos.
Sipas raportimeve, ky person, disa muaj më parë, së bashku me 10 të burgosur arabë, kishte nën kontroll një zonë të burgut dhe ishte në kërkim të shqiptarit Jani Aliaj. Në atë kohë, ai nuk kishte arritur ta gjente se ku ndodhej Aliaj në burg, duke bërë që plani për vrasjen të anulohej përkohësisht.
Në fund, i dyshuari i ka dhënë urdhrin një të burgosuri grek, i cili ekzekutoi Aliajn me thikë.
