Vrasja në Vlorë: Kushëriri i viktimës autori dyshuar

Zbardhet vrasja në Vlorë, 36-vjeçari u ekzekutua nga kushëriri i tij

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjorm të Vlorës, ku humbi jetën 36-vjeçari Dalan Alliaj.

Sipas informacionit zyrtar, nga veprimet e para hetimore rezulton se autori i dyshuar është kushëriri i viktimës, shtetasi Bertil Alliaj, i cili është gjithashtu në kërkim për ngjarjen e njohur si “Masakra e Çoles”.

Pas kryerjes së krimit, autori B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se aktualisht fshihet. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprime hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Për sa i përket “Masakrës së Çoles”, kjo ngjarje ndodhi në prill të vitit 2015, ku pas një konflikti në një kazino humbën jetën shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Si autorë të kësaj masakre, policia arrestoi Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Pas proceseve të gjata gjyqësore, Aleksandër Llanaj u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Scroll to Top