Xhaka i përgjigjet kritikëve me gol, gjest simbolik

VIDEO/ Gol në mes polemikash, shihni gjestin e Granit Xhakës pasi shënoi drejt kritikëve që e quajtën “toksik” në Zvicër

Mediat zvicerane nuk ngurruan ta cilësonin situatën rreth Granit Xhakës si “toksike”, por mesfushori iu përgjigj të gjitha polemikave në mënyrën e tij.

Kapiteni i Zvicrës ishte ndër më të mirët në fushë gjatë fitores ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe në fund vulosi rezultatin 4-1 duke shënuar me penallti. Megjithatë, ndryshe nga herët e tjera, festimi nuk ishte me entuziazmin e zakonshëm të një goli në Botëror, por dukej qartë që ai ia kushtoi atë atyre që e kishin kritikuar.

Ai çoi dorën lart duke bërë shenjën e të folurit, sikur të tregonte se të gjithë mund të vazhduanin të flisnin kot për të.

Scroll to Top