Jamal ka fituar më shumë tituj në La Liga se Cristiano Ronaldo
Skuadra e Barcelonës ka siguruar titullin kampion në La Liga, pas fitores në “El Clasico” kundër Real Madridit me rezultatin 2-0. Një fakt interesant po qarkullon në rrjetet sociale, ku protagonist është Lamine Yamal. Futbollisti spanjoll ka tejkaluar Cristiano Ronaldon për numrin e titujve të fituar në La Liga.
Bëhet fjalë për titujt e kampionatit spanjoll. Ylli i Barcelonës, në moshën 18-vjeçare, ka fituar 3 tituj, ndërkohë që Cristiano Ronaldo, gjatë nëntë sezoneve të tij, ka fituar vetëm dy tituj.
