Zaire-Emery i kufizuar në hotelin e Francës për shkak të moshës

Mesfushori i kombëtares franceze, Warren Zaire-Emery, do të përballet me një kufizim gjatë qëndrimit të skuadrës në hotelin stërvitor në Boston. Kombëtarja franceze po akomodohet në hotelin luksoz Four Seasons, i cili disponon një zonë të gjallë bari, të njohur në qytet, që lojtarët mund ta përdorin në kohën e lirë.

Sipas raportimeve të RMC Sports, të gjithë lojtarët do të kenë qasje në këtë zonë, me përjashtim të Zaire-Emery. Ky kufizim vjen për shkak të ligjit të shtetit të Massachusetts, i cili ndalon hyrjen e personave nën moshën 21 vjeç në ambientet e çdo institucioni që nuk ofron shërbim ushqimor, edhe nëse janë të shoqëruar nga një i rritur apo nuk konsumojnë alkool.

Lojtari i PSG-së, i cili mbushi 20 vjeç në mars, nuk do të mund t’u bashkohet shokëve të tij të skuadrës në atë zonë, për shkak të moshës.

Scroll to Top