Zbulohet arsyeja e heqjes së zbukurimeve nga Kryeministria

Masa sigurie apo frikë nga dhuna? Hiqen zbukurimet te Kryeministria

Në prag të protestës së paralajmëruar nga opozita, duket se policia po ndërmerr masa për të ruajtur zbukurimet festive të fundvitit. Punonjës të Bashkisë së Tiranës, sipas pamjeve të siguruara, kanë zhvendosur pemën e vitit të ri dhe zbukurimet e tjera të vendosura para Kryeministrisë. Kjo lëvizje ka për qëllim të parandalojë dëmtimin e mundshëm të tyre në rast incidentesh gjatë protestës.

Protesta e opozitës pritet të fillojë në orën 18:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Scroll to Top