Zelanda e Re mbyll ambasadën në Iran, protesta masive

Zelanda e Re mbyll përkohësisht ambasadën në Iran për shkak të përshkallëzimit të protestave

Protestat dhe trazirat në Iran nuk kanë të ndalur. Si pasojë, Zelanda e Re ka tërhequr stafin e saj diplomatik nga ambasada e saj në Iran.

Ambasada është mbyllur “përkohësisht” dhe operacionet konsullore janë zhvendosur në Ankara, Turqi. Ky veprim vjen pas deklaratës së ministrit të jashtëm të Zelandës së Re, Winston Peters, i cili u shpreh se qeveria e tij ishte “e tmerruar nga përshkallëzimi i dhunës dhe represionit” në Iran.

Qeveria e Zelandës së Re u ka bërë sërish thirrje qytetarëve të saj që të “largohen” nëse ndodhen në Iran.

Scroll to Top