Zelensky: Donbasi është territori ynë, por edhe një sfidë e ndërlikuar për zgjidhje
“Donbasi është një çështje e vështirë. Ju e njihni qëndrimin tonë dhe ne duhet t’i respektojmë ligjin tonë, popullin tonë dhe territorin që kontrollojmë,” deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Më tej, Zelensky theksoi se pozicioni i Ukrainës është shumë i qartë dhe ndryshon nga ai i Rusisë. Ai përsëriti se referendumi është një element kyç i planit dhe mund të përdoret.
“Pozicioni ynë është shumë i qartë dhe ne kemi qëndrime të ndryshme me Rusinë. Referendumi është një nga çelësat. Mund të kemi një referendum për çdo pikë të planit, ose mund të mos e përdorim. Mund të përdorim gjithashtu një votim parlamentar ose një referendum, nuk ka rëndësi. Nëse plani është shumë i vështirë për shoqërinë tonë, është shoqëria ajo që duhet të zgjedhë, sepse është toka e saj,” shtoi ai.
