Zelensky: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë edhe 3 vite

Titulli: Fundi i luftës nuk është afër, Zelensky paralajmëron zyrtarët: Mund të zgjasë edhe 3 vite të tjera

Pavarësisht deklaratave nga Moska, duket se fundi i luftës në Ukrainë nuk është i afërt. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar zyrtarëve të përgatiten për një luftë që mund të zgjasë edhe 2-3 vite të tjera.

INSIDER UA, duke cituar burime brenda qeverisë ukrainase, raporton se autoritetet po bëhen gati për një konflikt të zgjatur. Sipas kësaj agjencie, arsyet kryesore janë dështimi i bisedimeve të paqes, refuzimi i Rusisë për të bërë kompromis dhe roli në rënie i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në negociata.

Gjithashtu, raportohet se Rusia po përgatit një mobilizim të ri në shkallë të gjerë dhe synon të arrijë plotësisht kufijtë e Donbasit deri në vjeshtë.

Scroll to Top