Zelensky: Putin më urren, edhe unë kam të njëjtin qëndrim ndaj tij

Zelensky: Putin më urren, edhe unë kam të njëjtin qëndrim ndaj tij

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Presidenti rus Vladimir Putin e urren atë dhe se kjo ndjenjë është e ndërsjellë. Zelensky i bëri këto komente menjëherë pas takimit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, të premten në Shtëpinë e Bardhë.

“Putini më urren,” u tha ai gazetarëve në Uashington. Kur një gazetar e pyeti Zelenskyn nëse ai e urrente Putinin, ai u përgjigj se do të ishte e çuditshme të kishte një mendim të ndryshëm për ata që “përpiqen të na vrasin të gjithëve”.

“Kam të njëjtin qëndrim ndaj këtë njeriut,” tha Zelensky. Udhëheqësi ukrainas mbështeti thirrjet e Trump për një armëpushim të menjëhershëm përgjatë vijave aktuale të frontit.

Ai nuk pranoi të zbulonte nëse SHBA-të do ta furnizonin Kievin me raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi, por la të kuptohej se nuk ka pasur ndonjë përparim në këtë çështje. “Duhet të punojmë më shumë për këtë,” tha ai.

Putin ka thënë se është i hapur për t’u takuar me Zelenskyn, por vetëm në fazat e fundit të negociatave, pasi një traktat paqeje të jetë gati për t’u nënshkruar.

Scroll to Top